Transmetuar më 31-01-2020, 20:33

Milani ka zyrtarizuar blerjen e fundit të merkatos së janarit.

Kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese Alexis Saelemaekers.

Talenti 20 vjeçar erdhi nga klubi i Anderlecht, kampionati belg i futbollit.

Pas largimit të Suso Fernadez, Saelemaekers kalon te “Djalli” në formën e huazimit, me italianët që kanë të drejtën e blerjes për afro 8 milionë euro, në rast se futbollisti bind me paraqitjet e tij.

Saelemaekers ka zhvilluar një sezon fantastik me Anderlecht.

Ai dallohet për shpejtësi dhe driblimet e tij.

/NOA.al