Transmetuar më 30-01-2020, 22:31

Ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në prezantimin përballë politikës shqiptare, në një koktej shpalosi tre prioritete e detyrws sw saj.

Mes të tjerash ajo përgëzoi edhe opozitën jashtë parlamentare për uljen në tryezë për reformën zgjedhore.

Kim u shpreh se 2020-ta do të jetë një vit i rëndësishëm për vendin tonë, i mbushur me sfida por edhe mundësi.

Tre janë prioritetet e ambasadores së re të SHBA-së Yuri Kim në Tiranë, që i ka prezantuar mbrëmjen e sotme përpara politikës shqiptare në një koktej të zhvilluar në ‘Roger’; ndihma për forcimin e aleancës me NATO-n, zhvillimi demokratik dhe rritja e investimeve të huaja.

Të tria këto, u shpreh ambasadorja  – kërkojnë që Shqipëria të ç’rrënjosë korrupsionin.

Teksa ajo fliste para zyrtarëve të lartë të shtetit, në një tavolinë ndodheshin së bashkua Presidenti i Republikës Ilir Meta, si dhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Meta dhe Ruçi, ndonëse institucionet e tyre janë përplasur ashpër kohët e fundit sidoemos për Gjykatën Kushtetuese aq sa çështjet kanë shkuar shpesh në Komisionin e  Venecias për interpretim, nuk kanë nguruar të trokasin edhe gotat me njëri-tjetrin, lidhur me mesazhin dhe urimin e përbashkët pët ambasadoren e re të SHBA-ve në Tiranë.

/NOA.al