Parashikimi i motit, e enjte 30 janar 2020
Transmetuar më 30-01-2020, 08:05

Edhe dita e sotme do të jetë me një mot të paqëndrueshëm. Orët e para të ditës së enjte do të jenë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin shira afat-shkurtër në vendin tonë, ndërsa zonat malore do të jenë me reshje të pakta dëbore.

Por sipas Meteoalb, orët e mesditës dhe në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë./b.l/noa.al/