Transmetuar më 28-01-2020, 22:34

Një 25-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Kristinastad të Suedisë.

Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin B. Azemi nga Mitrovica.

Shqiptari i Kosovës raportohet se punonte si roje në një kompani sigurimi.

Nuk dihet ende shkaqet e vrasjes së tij.

Policia suedeze po heton nëse 25-vjeçari ka patur konflikt të mëparshme.

Gjithashtu pista të hetimet janë edhe grabitja. Hetimet janë fokusuar nëse shqiptari është kërcënuar kohët e fundit, për të dalë në përfundimin se vrasja ka qenë e paramenduar.

/NOA.al