Transmetuar më 28-01-2020, 22:20

Tri lëkundje tërmeti u regjistruan mbrëmjen e sotme në Shqipëri duke rikthyer ndjeshëm ankthin e qytetarëve.

Tërmeti 5 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin makrosizmik 5 ballë Merkali, nxori jashtë banesave shumë njerëz. Ai e kishte epiqendrën në detin Adriatik dhe e kishte thellësinë 10 km. Me fuqi 5 ballë të shkallës Rihter, ky tërmet e kishte intensitetin makrosizmik 5 ballë Merkali.

Tërmeti i orës 21.15

Në minutat në vijim u shënuan edhe 2 lëkundje të tjera të cilat gjithashtu u ndjenë në pjesën më të madhe të vendit.

Në orën 21.17 u regjistrua tërmeti i dytë, 4.1 ballë të shkallës Rihter me thellësi 10 km. Ai u lokalizua 3 km në perëndim të Fushë Krujës dhe 20 km në veriperëndim të Tiranës.

Tërmeti i orës 21.17

Kurse në orën 21.31 u shënua lëkundja e tretë. Ai ishte 3.3 ballë shkalla Rihter por me intensitet makrosizmik 5 ballë ashtu si ai i orës 21.15. Sërish thellësia ishte 10 km kurse epiqendra u lokalizua 21 km në perëndim të Mamurrasit.

Tërmeti i orës 21.31

Këto tri lëkundja sizmike kanë bërë që të rikthehet frika pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit 2019.

Por a ishin tërmetet e sotme vazhdim i atij 6.4 ballë që na tronditi në fund të nëntorit?

Instituti i Gjeoshkencave IGJEUM lëshoi sonte një deklaratë zyrtare përmes ministrisë së Mbrojtjes:

"Goditja kryesore e ores 21.15 ishte me magnitude 4.9 i shkalles Rihter, me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit".

Në këtë mënyrë na mbetet të shpresojmë se nuk është hapur një vatër e re sizmike, por janë pasgoditje më të vogla të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shumë njerëz e shkruajnë në postimet tona në rrjete sociale e ndaj e theksojmë edhe ne: Zot mbaj dorën e na largo ankthin e tërmeteve.  /noa.al/