Transmetuar më 28-01-2020, 10:46

Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar feston sot 84-vjetorin e lindjes. Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim.

Ismail Kadare lindi në Gjirokastër më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë.

Ai është i martuar me shkrimtaren Helena Kadare, dhe kanë ndarë jetën mes Francës dhe Shqipërisë.

Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; më 2005 fitoi Man Booker International Prize, më 2009 çmimin "Prince of Asturias Awards" për Artet, kurse në vitin 2015 Çmimin Jeruzalem, e më 2016 presidenti francez ia ndau titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”. Viteve të fundit, ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Ndër veprat më të njohura të Ismail Kadaresë janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Kevin Rista”./a.m/noa.al