Transmetuar më 27-01-2020, 23:42

Elhan Kastrati, portieri i Kombëtares së Shpresave dhe ish-portieri i Teutës, nuk do të jetë më tej pjesë e Pescara në Itali.

Portieri që është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Kombëtares sonë, do të kalojë te skuadra e  Trapanit, në pjesën e mbetur të sezonit.

Palët kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët pak ditë para mbylljes së merkatos.

Pritet vetëm zyrtarizimi i tij si futbollisti më i ri i Trapanit për këtë sezon.

Ndërkohë, Kastrati do të transferohet në formë huazimi te Trapani, si një ndër lëvizjet e merkatos së dimrit për lojtarët kuqezi, por duke mbetur në të njëjtën ligë./NOA.al