Transmetuar më 27-01-2020, 22:46

Geci: Festim Lato u vra se Çamërinë e deshi më shumë se veten

Atdhe Geci, sot 6 muaj nga vrasja misterioze e Festim Latos, ka ngritur dyshime se ai mund të jetë vrarë pasi thotë se kishte një gjyq të hapur me shtetin grek.

"Të gjithë heronjtë e kombit tonë kështu janë vrarë"

"Ai u vra se Çamërinë e deshi më shumë se veten".

"Ai u vra se kurëzoi Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë".

"Ai u vra se u ngritë për ta rifituar të kaluarën tonë të humbur", thekson Atdhe Geci.

Postimi i plotë i Atdhe Gecit:

Sot mbushen 6 muaj pa Presidentin e Republikës së Çamërisë dhe Heroin e Çamërisë, Festim Lato. Të gjithë heronjtë e kombit tonë kështu janë vrarë. Asnjë hero nuk është lavdëruar nga armiku. Kontributi atdhetar dhe patriotik i Presidentit dhe Heroit të Çamërisë, Festim Lato, është jashtëzakonisht i madh. Ai u vra se kishte një gjyq të hapur me shtetin grek.

Ai u vra se Çamërinë e deshi më shumë se veten. Ai u vra se kurëzoi Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë.

Ai u vra se u ngritë për ta rifituar të kaluarën tonë të humbur. Ai u vra se Krahinës së Çamërisë i vuri një adresë të mirëfilltë, adresën, Republikë e Çamërisë. Ai u vra se Shqipërinë e deshi deri në Prevezë.

Në saje të Festim Latos, Atdhe Gecit e Ali Aliut, si dhe bashkëpatriotëve të tjerë, brenda dhe jashtë atdheut, Republika e Çamërisë sot njihet ndërkombëtarisht nga qendrat e vendosjes në BE dhe OKB, dhe është anëtare e përhershme në Organizatën e Popujve të Papërfaqësuar.

Republika e Çamërisë sot ka Himnin e vet, Flamurin e saj me qenin e Pirros, Kushtetutën dhe një mori asetesh që i duhet një shteti. Presidenti i vrarë i Republikës së Çamërisë, Festim Lato, për 2 vjet e gjysmë të veprimtarisë së tij në krye të Republikës së Çamërisë, në Egzil, Festim Lato financoi dhe organizoi rreth 200 manifestime, marshe protestuese, konferenca dhe takime pune me vendas dhe ndërkombëtar.

Vrasja misterioze e Presidentit të Republikës së Çamërisë me 17 korrik 2019 në Holland mbetet një goditje e rëndë për Lëvizjen Kombëtare të Çamërisë e që udhëhiqte vet Presidenti Lato.

Figura e Latos është poliedrike. Të kaluarën tonë të humbur herët a vonë do ta rikthejmë! Lavdi dheu, Hero i Çamërisë! U prehsh në paqe!