Transmetuar më 27-01-2020, 21:27

Janari i vitit 2020 solli një pike kthese në karrierën politike të Arben Malaj.

Ish-ministri socialist, për herë të parë në karrierën e tij politike, divorcohet zyrtarisht me Partinë Socialiste, për t’u bashkuar me një parti opozitare, ndonëse e quan atë të majtë.

Arben Malaj do të mbetet socialist, por jo me PS-në. Ai ka bërë një paralajmërim pas lajmit që u bë publik pak ditë më parë, pasi i është bashkuar partisë Agrare, që drejtohet nga Agron Duka.

Ish-ministri socialist, tha se "pavaresisht nga ajo që do të shkruajnë mediat, mirenjohja ime ndaj socialistëve të thjeshtë do të jetë e përhershme dhe e pa kushtëzuar. Por në asnjë rast dhe për asnjë karrike, nuk kam pranuar të jem një mainkine në dore të RaBaVe-llave që i keqperdorën socialistët e thjeshtë për pushtete abuzive, arrogante dhe të babezitura".

I larguar nga PS-ja prej vitit 2009, gati një dekadë më pas Malaj ka vendosur që karrierën politika ta vijojë me një parti tjetër, ku ka gjetur aleatë dhe ish-kolegë, në qeverisjen e kaluar socialiste. "Paralajmerimet e mia publike që prej 2009 thellesisht profesionale për këta të pangopur me pushtet negativ i gjeni sot në realititin e dhimbshëm shqiptarë dhe në përkeqësimin e Shqipërisë në çdo indeks nderkombëtar. Heshtja do të më bënte bashkëfajtorë përballë vendit tim edhe përballë socialistëve të thjeshtë", tha Arbena Malaj, lidhur me vendimin e tij.

Arben Malaj pranoi se do të ketë një angazhim konkret me Partinë Agrare Ambjentaliste.

Ai tha se e ka mirëpritur ftesën e "kolegut të nderuar Agron Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformen dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale" .

Në këtë parti, të cilën Malaj e quajti të qendrës së majtë, duke lënë të kuptohet për socialistët e vërtetë se nuk ka tradhëtuar idealin e tyre, ka gjetur edhe një tjetër ish-ministër, Lufter Xhevelin.

/NOA.al