Transmetuar më 27-01-2020, 20:14

Tre burra u dënuan sot nga një gjykatë në Ankara me dhjetë vjet burg.

Ata dolën në gjyq për incidentin që ndodhi në prill të vitit 2019, në rrethin e kryeqytetit Batıkent, në të cilin 13 qen endacakë, si dhe tre të tjerë në pronësi të një prej paditësve në këtë rast, u gjetën të ngordhur në një vend të pabanuar.

Një hetim zbuloi se qentë kishin konsumuar mish pule të lagur me pesticide. Të pandehurit u arrestuan, por më vonë u lanë të lirë në pritje të gjykimit.

Gjykata urdhëroi burgosjen e të pandehurve me akuzën e "dëmtimit të mallit" dhe "ndotjes së qëllimshme të mjedisit", pasi legjislacioni specifik që përshkruan dënimin për vrasjen e kafshëve ende nuk ka hyrë në fuqi në ligjet turke.

Rezultati i gjyqit ishte një fitore për aktivistët për të drejtat e kafshëve që u mblodhën jashtë gjykatës duke brohoritur dhe hedhur parulla në mbështetje të aktgjykimit pas seancës përfundimtare. Duke folur në emër të aktivistëve, avokatja Tuğba Gürsoy tha se ata e vlerësuan vendimin. "Kjo është dita kur drejtësia trimfoi për kafshët në Turqi. Ky gjyq është i pari në llojin e tij. Si avokatë, ne ndoqëm një sfidë serioze juridike për këtë rast, dhe qëndrimi i gjykatës ishte me të vërtetë i rëndësishëm. Shpresojmë që kjo të bëhet Aktgjykim i drejtpërdrejtë. Kafshët e humbura nuk janë vërtet të humbura. Ata kanë mbështetje të madhe [nga aktivistët]", tha ajo.

Ezgi Koç, një avokat tjetër i çështjes, tha se shikimi i kodit penal të kafshëve si mall duhet të ndryshohet dhe tha se aktivistët mezi presin të shikojnë një projektligj të ri penal, i cili së shpejti pritet të përshkruajë procedurat gjyqësore të kërkuara në gjykimin e rastet e egërsisë së kafshëve.

Edhe në Tiranë pak ditë më parë aktivistë dhe adhurues të katërputroshëve protestuan kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës.

Këngëtarja Juliana Pasha denoncoi pak ditë më parë ngordhjen e qenit në Berat, pasi hëngri një salçiçe të hedhur në rrugë. Ajo u bëri thirrje autoriteve të gjejnë fajtorët dhe t’i ndëshkojnë ata, edhe pse nuk akuzohen direkt për vrasjen e kafshëve.

Vendet e tjera duket se e kanë këtë përvojë.

/NOA.al