Transmetuar më 27-01-2020, 19:28

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar sërish sot një takim, por nuk kanë arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

"LVV dhe LDK në takimin e sotëm nuk kanë arritur të pajtohen në ndarjen e pushtetit për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm katërvjeçar", raporton Telegraf referuar burimeve nga dy partitë.

Pas takimit që ka zgjatur mbi dy orë, zyrtarët e lartë të dy partive, që morën pjesë në takim, kanë dalë nga Kuvendi pa folur para mediave.

Mësohet se Kurti e Mustafa janë dakorduar që të vazhdojnë takimet në arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje./b.l/noa.al/