Transmetuar më 27-01-2020, 18:30

Pas alarmit që ka shpërthyer nga koronavirusi në Kinë, Ambasada shqiptare atje ka nxjerrë një njoftim për shtetasit shqiptarët që jetojnë apo punojnë atje.

Në njoftimin e ambasadës ftohen të gjithë shtetasit shqiptarë që të njoftojnë identitetin, adresën dhe aktivitetin me të cilin merren pranë ambasadës.

Sipas ambasadës, kjo masë po merret për ndjekjen e situatave me risk të lartë shëndetësor, duke qenë se Kina është përfshirë tashmë nga virusi vdekjeprurës.

“Ftohen të gjithë shtetasit shqiptarë si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin.

Regjistrimi në data-bazën tonë do të ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tonë: [email protected]”", thuhet në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë në Pekin./b.l/noa.al/