Transmetuar më 27-01-2020, 18:14

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak fillon takimin me kreun e LV-së, Albin Kurtin, raporton express.

Shkurtimisht para mediave, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka thënë se është nisur në takim dhe shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion.

"Po shkojmë për të bërë marrëveshje, jemi të përkushtuar", tha ai.

Pak minuta më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës ka arritur kreu i  LV-së, Albin Kurti./b.l/noa.al/