Transmetuar më 27-01-2020, 18:03

Prej orëve të para të ditës së sotme policia e shtetit vijon aksionin në Shijak, vend ku ka dyshime se fshihet Jak Prenga, 49-vjeçari i marrë peng më 17 janar në zonën e Kamzës. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se janë shoqëruar dy persona që po merren në pyetje.

Bbëhet me dije se i arrestuari është Leonard Hajri. Ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij  Altin Hajri. Të njëjtat burime konfirmojnë se i arrestuari i dytë është djali i xhaxhait të dy vëllezërve Hajri.

Kontrollit i janë nënshtruar edhe rrethinat e Shijakut, për të zbuluar fatin e 49-vjeçarit, ndërsa nga burimet nuk bëhet e ditur për një rezultat konkret. Edhe pse nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij, policia ka nisur hetimet për të zbuluar motivet e rrëmbimit të tij.

Sipas policisë 49 vjeçari nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm.

49-vjeçari u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar. Një ditë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Kush është Altin Hajri i shpallur në kërkim

Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali.

Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve. Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro./b.l/noa.al/

Pengmarrja në Rinas, dy të arrestuar në Shijak! Dyshohet se u rrëmbye për pazaret e vëllait

Pengmarrja në Kamëz, policia përqendron operacionin në Shijak