Transmetuar më 27-01-2020, 17:10

Lajmi i shtatzënisë së moderatores së njohur, Klea Huta me partnerin e saj, Elgit Doda i surprizoi të gjithë ndjekësit pak ditë më parë.

Pas këtij lajmi të gëzueshëm, dyshja ka vendosur të bëjë publike edhe ceremoninë e tyre të martesës, të zhvilluar në Marok.

Pak minuta më parë Klea publikoi fotot më të ëmbla, në një udhëtim i cili duket se i ka dhuruar moderatores kujtimet më të bukura.

Edhe Elgiti ka ndarë me fansat fotot ku shfaqet i veshur me kostumin e zi të dhëndrit dhe Klea me fustanin e bardhë të nuses.

Ashtu siç duket nga postimet, dyshja ka përjetuar momentet më të veçanta teksa kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë./b.l/noa.al/