Transmetuar më 27-01-2020, 15:26

Nuk ishte e kënaqur me pagesën, Georgina Rodriguez merr vendimin për “Sanremo 2020”

Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo ngriti dyshime për pjesëmarrjen e saj në festivalin më të madh të muzikës italiane "Sanremo".

Fillimisht, pati diskutime për pagesën pasi modelja Georgina Rodriguez nuk binte dakord me shumën që i kishin ofruar.

Produksioni kishte planifikuar një pagesë prej 20-25 mijë euro, ndërsa Georgina kërkonte 140 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.

Por mendohet që kjo cështje të jetë zgjidhur pasi modelja është fotografuar duke shkuar në prova me producentin Amadeus.

Në festivalin e madh do të prezantojë së bashku me emra të njohur, përfshirë moderatoren e famshme shqiptare Alketa Vejsiu. Këtë vit “Sanremo” do të mbahet nga data 4-8 shkurt dhe fituesi do të përfaqësojë Italinë në Eurovision./a.m/noa.al