Transmetuar më 27-01-2020, 15:02

Një tentativë grabitje është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen” nr. 5 të Bashkisë Shkodër.

Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qëndrës kanë evidentuar dëmin mengjesin e së hënës kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithçka për të hyrë në pjesën e prapme të qëndrës komunitare.

Kryetari i Rajonit Nr.5 Pal Pepa një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohë që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

Tentativat e grabitjes por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk jane raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohë që kjo qëndër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar./b.l/noa.al/