Transmetuar më 27-01-2020, 14:33
Ervis Markja, Adriatik Gega

Një shqiptar i cili ishte në arrati, është vënë në prangat e policisë italiane gjatë kësaj të diele.

I arrestuari është 27-vjeçari Ervis Markja, i cili u arratis nga burgu i Carinola, në 26 maj 2019.

Ai u arratis bashkë me Adriatik Gegën, i cili vijon që të jetë ende në kërkim, duke sharruar kangjellat e dritares së qelisë dhe duke zbritur me çarçaf.

Markja u arrestua në një lokal, aty ku e fejuara e tij po festonte ditëlindjen. Arrestimi i tij u bë në sajë të informacioneve të siguruara prej kohësh dhe një operacioni të organizuar me detaje.

27-vjeçari u dërgua në burgun e Napoli Poggioreale, ku pritet të vuajë dënimin.

Ervis Markja ishte arrestuar në janar të vitit 2016 bashkë me dy persona të tjerë, ku përplasën një makinë policie me mjetin e tyre, ndërsa në mjet ju gjetën disa armë dhe sende të vjedhura.

Ndërkohë Adriatik Gega, ishte arrestuar në vitin 2012 në provincën e Benevento, i akuzuar si pjesë e një grupi të specializuar për grabitje banesash, ndërkohë që u ndalua bashkë me tre të tjerë. /a.y/noa.al Si u arratisën dy shqiptarët nga burgu në Itali, ende në kërkim