Transmetuar më 27-01-2020, 11:12

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant humbi jetën mbrëmë në një aksident tragjik me helikopter, në bordin ishin 9 persona.

Mediat e huaja kanë zbuluar disa detaje të aksidentit ajror dhe çfarë iu komunikua pilotit.

Pak momente para përplasjes, ai u paralajmërua se ishte shumë poshtë. Policia e Los Anxhelosit ka konfirmuar se kushtet nuk ishin të favorshme për fluturim.

Bisedat mes pilotit dhe kontrolluesit të ajrit zbuluan se kishte një përpjekje për të shpëtuar përplasjen e helikopterit.

"Jeni në një nivel shumë të ulët për fluturim", i tha kontrolluesi.

Ky term përdoret nga kontrolluesi kur nuk mundet të lexojë më radarin. Vetëm pak minuta pas kësaj, ndodhi aksidenti tragjik.

Aty humbi jetën edhe vajza e ish-basketbollistit, Gianna Bryant ishte pjesë e nëntë personave në bord.

Legjenda e basketbollit, Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës.

Ai zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16, në ndeshjen kundër Utah Jazz. Të gjithë prisnin nga Kobe që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Bryant gjithsesi arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit.

Bryant shkëlqeu me ekipin e tij tij Lakers. Për dy dekada ai u bë një ndër basketbollistët më të mirë në botë./a.m/noa.al

Video/ Rrëzimi i helikopterit ku humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant

Si u rrëzua helikopteri, pamje nga aksidenti tragjik i Kobe Bryant