Transmetuar më 27-01-2020, 10:38

Jeta është plot me eksperienca të ndryshme. Astrologjia bën ndryshime shpesh herë dhe këtë javë nuk do të tregohet aq e mirë për Dashin, Gaforren apo Shigjetarin.

Kjo javë ka fuqinë për të shkaktuar pak emocione. Ju mund të ndiheni ë paqe me veten tuaj dhe në dashuri me botën, por nga ana tjetër do të ndiheni plotësisht të mbingarkuar dhe të gatshëm për t’u dorëzuar mendimeve tuaja në ankth.

Java 27 janar – 2 shkurt nuk do të jetë i mirë për këto tre shenja horoskopi dhe këto janë arsyet:

Dashi – Ju e dini se si një mendim i keq mund të çojë në një tjetër, dhe pastaj një tjetër, dhe menjëherë papritmas, ju jeni bllokuar nga negativiteti. Jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj jave. Dijeni që keni kontroll mbi mendimet tuaja, pa marrë parasysh sa të fuqishme dhe të tmerrshme mund të duken. Praktikoni mendime pozitive, përqendrohuni në mirënjohje për gjithçka që keni dhe lini që faktet të flasin vetë. Çfarëdo që të bëni, mos lejoni që mendimet tuaja t’ju pushtojnë. Merrni përgjegjësi dhe bëni gjithçka që imagjinata juaj të bëhet një vend i bukur.

Gaforrja – Ju po rriteni shumë shpejt. Mund të vijnë ndryshime të papritura në jetën tuaj. Edhe nëse ndiheni pak të frikësuar nga ndryshimi, ju e dini se jeni vetëm dhe do të bëheni më të fortë. Vazhdoni të fokusoheni në gjërat që keni arritur dhe do të fitoni çdo gjë që mund të keni humbur. Të jepni lamtumirën nuk është gjë e mirë, por kuraja për të vazhduar përpara sjell gjithmonë përfitime. Për tu bërë personi që doni të jeni, ju duhet ta pranoni ndryshimin.

Shigjetari – Nëse ndiheni të nevrikosur dhe shumë konfuzë, mos u shqetësoni. Në vend që të punoni për dëshirat tuaja, mund ta gjeni veten duke shpenzuar kohë në gjëra që ju duken të pavlera dhe të humbni besimin në vetvete. Përpiquni të vendosni qëllime të vërteta për jetën tuaj. Nëse prisni që të "kaloni malet" gjatë natës, atëherë do të përballeni me dështime. Fokusohuni në gjëra të mira. Përqendrimi do ju bëjë të arrini atë që doni dhe të mos i kërkoni askujt përfitime./a.m/noa.al