Transmetuar më 27-01-2020, 08:21

Video që gjeni më poshtë tregon pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën ish-basketbollistit legjendar, Kobe Bryant.

Në to shihet avioni teksa rrotullohet disa herë në ajër, para se të rrëzohej rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit.

Si pasojë e rrëzimit të helikopterit privat të legjendës së NBA, “Sikorsky S-76”, humbi jetën sportisti 41 vjeçar, vajza e tij 13 vjeçe Gianna dhe shtatë persona që udhëtonin me ta.

Shefi i zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, deklaroi se fatkeqësisht nga përplasja nuk ka asnjë të mbijetuar.

Legjenda e basketbollit, Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës.

Ai zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16, në ndeshjen kundër Utah Jazz. Byrant shkëlqeu me ekipin e tij tij Lakers. Për dy dekada ai u bë një ndër basketbollistët më të mirë në botë. /a.y/noa.al

Video/ Rrëzimi i helikopterit ku humbi jetën legjenda e basketbollit, Kobe Bryant

Sporti botëror në zi, shuhet legjenda Kobe Bryant