Transmetuar më 26-01-2020, 23:31

Kobi Brajant ndërroi jetë sot në moshën 41-vjeçare, pas një aksidenti tragjik me helikopterin e tij privat, ku humbi jetën edhe një nga vajzat e tij, 13-vjeçe.

Besohet se në helikopterin që u rrëzua në kodrat e Los Angles, ndodheshin pesë persona, të cilët humbën jetën.

Legjenda e basketbollit, Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës.

Ai zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16, në ndeshjen kundër Utah Jazz. Të gjithë prisnin nga Kobe që të kishte një paraqitje të mirë, për moshën që e kishte nuk priteshin shumë pikë. Por Brajant gjithsesi arriti të surprizonte të gjithë edhe një herë të fundit.

Byrant shkëlqeu me ekipin e tij tij Lakers. Për dy dekada ai u bë një ndër basketbollistët më të mirë në botë. /NOA.al