Transmetuar më 26-01-2020, 22:03

Pas vdekjes së dy foshnjave vetëm 5-muajshe sot në Berat, ka reaguar Shefi i Repartit të Pediatrisë së këtij qyteti.

Vladimir Kumaraku deklaron se, të dy foshnjet binjakë mbërritën në Pediatrinë e Beratit pa shenja jete.

“Ata mbërritën me prindërit rreth orës 10:00 dhe pasi konstatova se ishin të vdekur, njoftova menjëherë policinë dhe morgun. I mbajtëm në repart deri në mbërritjen e policisë dhe më pas i çuam drejt morgut për të bërë analizat dhe autopsinë”- tha Vladimir Kumaraku.

I tronditur në lidhje me ngjarjen dhe duke deklaruar se, foshnjat nuk kanë pasur probleme me shëndetin apo virozat së fundmi, Kumaraku deklaron se për të vdekja e foshnjave mbetet një mister.

Dy foshnjeve pas autopsisë iu dha lamtumira e fundit sot në Berat.