Transmetuar më 26-01-2020, 20:53

Mbrëmjen e sotme kanë ndodhur dy ngjarje të njëpasnjëshme në Vlorë, ndonëse pa lidhje me njëra-tjetrën.

Një automjet është aksidentuar dhe ka rënë në një kanal në fshatin Risili të Vlorës.

Automjeti nga përplasja ka marrë flakë.

Por raportohet se drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka dalë nga makina para se ajo të përfshihej nga flakët.

Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit, që po e shuajnë zjarrin.

Ndërkohë dhe policia po heton shkaqet e aksidentit, duke marrë në pyetje drejtuesin e automjetit tip Mercedes me targa VL 1836 C.

Sakaq, në Vlorë, një dyqan i riparim televizorëve raportohet se është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Edhe në këtë ngjarje është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve.

Ndonëse janë rregjistruar dëme materiale, zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, për të mos u përhapur më tej në pallat. /NOA.al