Transmetuar më 26-01-2020, 20:13

Drejtoresha e spitalit të Beratit, tha se dy foshnjet që humbën jetën sot u paraqitën paradite rreth orës 10, pa shenja jete.

Binjakët ishin vetëm pesë muajsh dhe sipas familjarave nuk kishin shfaqur shenja të ndonjë viroze.

Drejtoresha Edlira Shkëmbi tha se mjeku referoi pas mbërritjes së tyre, se dy foshnjet u paraqitën pa shenja jete në spital.

"Në këto kushte mjeku konfirmoi vdekjen e tyre", tha drejtoresha e spitalit.

Edlira Shkëmbi shtoi se dy binjakët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre.

"Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, tha drejtoresha e Spitalit të Beratit Edlira Shkëmbi.

Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes./NOA.al