Transmetuar më 26-01-2020, 20:00

Prej disa ditësh Kina dhe shtete të tjera në botë janë në alarm për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Virusi vdekjeprurës iu ka marrë jetën dhjetëra njerëzve, ndërsa mijëra të tjerë janë të infektuar. Por pikëpyetje të mëdha janë ngritur për origjinën e këtij virusi.

Sëmundja infeftive në fakt ka ardhur nga kafshët, të cilat në vetvete janë bartëse të miliona viruseve të ndryshme, por që kthehen në fatale kur prekin njeriun.

Vlerësohen sot mbi 90.000 njerëz të infektuar tashmë nga koronavirusi. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Besohet se origjina e virusit të quajtur jozyrtarisht si “nCoV”, janë gjarpërijtë, përkatësisht dy lloje të cilët ekzistojnë në Kinë: krum kinez dhe kobra kineze.

Këta gjarpërinj u shitën në tregun e kafshëve dhe ushqimeve të detit në Wuhan në bazën e shpërthimit të virusit, dhe besohet se janë konsumuar nga njeriu.

Ky tip vdekjeprurës i koronavirusit, mund të transmetohet lehtësisht tek njerëzit përmes kontaktit fizik me personat bartës të tij.

Teoria e dytë po ashtu mbështetet tek lakuriqët e natës. Ata mund të kenë qënë bartës të virusit. Këta llojë shpendësh janë konsumuar direkt nga njeriu, kryesisht në Wuhan, dhe është një ndër ushqimet më të preferuara të qytetarëve të provincës.

Po ashtu, ekziston teoria se lakuriqët e natës mund të jenë konsumuar nga gjarpërinjtë, e këta të fundit nga njeriu, duke bërë që virusi të kalojë në një formë më të rrezikshme tek konsumatorët kinezë.

Teoria e tretë, e pavërtetuar shkencërisht, është se koronavirusit mund të jetë prodhuar në një laborator biologjik ushtarak që merret me zhvillimin e armëve biologjike, fatale për njerëzimin. Por pavarësisht hipotezave të ndryshme, studiuesit ende nuk kanë arritur në një përfundim për të kuptuar origjinën, përhapjen dhe parandalimin e koronavirusit vdekjeprurës.

Ajo që në fakt ka shtuar ndjeshëm shqetësimet aktualisht në mbarë botën është gjetja e një vaksine, për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Në mbarë botën janë mbi 50 të vdekur dhe mijëra të infektuar. Më shumë se 63 milionë njerëzve në vendet e prekura u është refuzuar udhëtimi.

/NOA.al