Transmetuar më 26-01-2020, 18:09

Sindikata e Bashkuar e Minatorëve mbajti sot një protestë para Kryeministrisë, me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre për paga më të larta dhe kushte më të mira.

Lidhur me këtë qëndrim të minatorëve reagoi anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo.

Sipas tij, kryeministri Rama nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Punës dhe Inspektoriatit të Punës duhet të trajtojnë me seriozitet gjendjen e minatorëve të Bulqizës dhe të trajtojë me kujdes kërkesat e tyre.

"Protesta vazhdon prej muajsh, por Edi Rama ka zgjedhur t`i injorojë minatorët plotësisht. Ndjeshmëria e tij për Bulqizën, minatorët edhe dhe qytetarët e saj, është shumë e qartë kur kërkon tu emërojë me dhunë si kryetar bashkie një konsumator ordiner të kokainës", tha Bozdo në reagimin e tij.

Ai shtoi se PD-ja është në mbështetje të protestës së minatorëve të Bulqizës.

Reagimi i plotë i Enno Bozdos:

Këtë e tregoi qartë protesta e sotme e Sindikatës së Bashkuar të Minatorëve përpara Kryeministrisë. Kërkesat e Sindikatës për paga më të larta dhe kushte më të mira pune janë të drejta absolute të punëtorëve.

Qeveria Rama nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Punës dhe Inspektoriatit të Punës kanë tashmë përgjegjësinë direkte prej disa muajsh, të trajtojnë më shumë seriozitet gjendjen e vështirë të minatorëve në Bulqizë e kudo, dhe të ofrojnë një zgjidhje të arsyeshme për kërkesat e tyre.

Protesta vazhdon prej muajsh, por Edi Rama ka zgjedhur t`i injorojë minatorët plotësisht. Ndjeshmëria e tij për Bulqizën, minatorët edhe dhe qytetarët e saj, është shumë e qartë kur kërkon tu emërojë me dhunë si kryetar bashkie një konsumator ordiner të kokainës.

Në se Bulqiza do të kishte mundësi të zgjidhte, sot në krye të saj do të ishte një kryebashkiak që do të solidarizohej me minatorët dhe do të luftonte për kauzën e drejtë të tyre. Qartazi kjo nuk është aspak në interest të Edi Ramës, as në Bulqizë dhe askund në Shqipëri!

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën dinjitoze të minatorëve për punë dhe dinjitet. Por është shumë e qartë tashmë se sa kohë Edi Rama do të qeverisë, asnjë interes i qytetarëve nuk do të ruhet dhe asnjë shqetësim i shqiptarëve nuk do të marrë zgjidhje. Sepse Edi Rama aleancat e tij i ka shpallur prej kohësh që i ka me krimin dhe oligarkinë, por jo me qytetarët dhe aq më pak me minatorët dhe qytetarët e Bulqizës!

/NOA.al