Transmetuar më 26-01-2020, 15:55

Pas 18 javëve të para, Tirana mban vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se Kukësi. Bardheblutë përballen sot me Luftëtarin, por pas ecurisë së javëve të fundit, kanë shtuar ambiciet për të kapur kreun e klasifikimit, me qëllim për t’u rikthyer tek titulli kampion, i munguar prej një dekade.

Me qëllim për të arritur objektivin e saj madhor, Tirana, prezantoi sot një blerje të bujshme të janarit.

Mesfushori nga Guinea, Lancinet Sidibe është prezantuar sot zyrtarisht si lojtar i Tiranës.

"23-vjeçari i huazuar nga skuadra e Besëlidhjes ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të sezonit. Më parë Sidibe ka luajtur edhe me ekipet e Teutës dhe Flamurtarit në Kategorinë Superiore", ka qenë njoftimi zyrtar i bardhebluve , pas prezantimit të lojtarit.

Sibide vishet bardheblu, me propozim të trajnerit Emanul Egbo.

/NOA.al