Transmetuar më 26-01-2020, 13:42

Nuk ka paqe për këngëtaren Madonna, e cila është detyruar që të anulojë koncertin e radhës, kësaj here në Londër.

“Duhet të dëgjoj trupin tim dhe të vendos shëndetin në radhë të parë”, shkroi këngëtarja në Instagram, duke postuar një fotografi ku shihet e ulur në kolltuk dhe me një shkop në dorë.

Koncerti i anuluar ishte parashikuar për të hënën, në kuadër të turneut prej 15 të tillësh.

Ndërkohë ka konfirmuar atë të së mërkurës. Edhe gjatë javës së kaluar, mbretëresha e pop-it, u detyrua që të anulojë koncertin e Lisbonës.

Deri më tani këngëtarja nuk e ka bërë me dije arsyen e problemit të saj shëndetësore.

Fillimisht u fol për dhimbje në gjunjtë e këngëtares, por asgjë nuk u konfirmua më tej. /a.y/noa.al