Transmetuar më 26-01-2020, 12:20

Gjatë prezantimit të platformës online për qytetarët e prekur që do që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama bëri një ftesë për opozitën.

“E ftoj opozitën që të dalë e të vëri ulërimën për çdo rast spekulimi individual. E ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve, siç ka ndodhur në të shkuarën, do kemi mundësi të gjejmë dhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar”, u shpreh Rama.

Ai tha se është i gatshëm të përballoj një furi ekstra shpifjesh, qoftë dhe për një rast të vetëm të një familjeje që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar, duke mos u përfshirë në proces.

Më tej ai përmendi se nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 miliard euro dëme dhe raporti final do bëhet zyrtar e publik më 4 shkurt.

Sipas tij, kostot e të gjithë këtij raporti nuk janë vetëm kostot e dëmeve në banesa, por se ka dëme të shumta të shkaktuara në sektorët e ekonomisë.

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se nuk pret që nga Konferenca e Donatorëve e parashikuar për në 17 shkurt në Bruksel, të derdhen miliarda, por se priotet diçka plus. /a.y/noa.al

Platformë online për rindërtimin, Rama: Askush s’do mbetet vetëm! Do ndërtojmë shtëpi që do bëjnë diferencën