Transmetuar më 26-01-2020, 12:08

Një çift janë gjetur të vdekur, të vrarë me thikë në zonën e Ceglie Messapic të Brindisit, në Itali.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për vrasje-vetëvrasje, ndërkohë që policia po heton lidhur me ngjarjen, pasi viktimat janë që të dy me origjinë nga Rumania.

Dy viktimat janë një grua, e cila ishte ndjekëse e Karitasit të zonës dhe një mik i familjes.

Ndërkohë dyshohet se mes dy viktimave mund të ketë pasur lidhje sentimentale, çka ka shkaktuar ngjarjen tragjike, të zbuluar mëngjesin e së shtunës.

Një fqinj i shtëpisë deklaroi se kishte dëgjuar britma nga banesa ku ndodhi ngjarja, pak para tragjedisë, duke lajmëruar policinë.

Kufoma e gruas u gjet në ballkon, ndërsa brenda saj burri i pajetë. Mësohet se bashkëshorti i vikitimës, i cili ishte italian, punonte si ushtarak. /a.y/noa.al