Transmetuar më 26-01-2020, 11:12

Këtë të shtunë 25 janari, vajza e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, Ana, festoi ditëlindjen.

Vogëlushja mbushi 11 vjeç dhe me këtë rast familja i kishte organizuar një festë me njerëzit e tyre më të afërt.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, shkruan Arditi, teksa publikon video nga momenti i fryrjes së tortës.

Bie në sy se festa është fare intime, nën shoqërinë e nënës së Anës, Anilës, vëllait të saj Jonit dhe dy miqve të tyre.

Vogëlushja duket e llastuar dhe e gëzuar teksa këndon këngën e ditëlindjes. /a.y/noa.al