Transmetuar më 26-01-2020, 10:58

Policia e Shtetit Shqiptar, thotë se është bërë pjesë e një operacion të madh ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, të kurorëzuar në Greqi ku u sekuestrua 1 ton kokainë.

Në Atika të Greqisë u finalizua një tjetër goditje e madhe ndaj grupeve të organizuara që merren me trafikimin ndërkombëtar te drogës.

Deklarohet se kjo është një nga çështjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: “Ky operacion u parapri nga muaj të tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë, autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”.

Në këtë operacion Policia e Shtetit shqiptar bën me dije se  pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me hetime pro-aktive që u zhvilluan duke dhënë një ndihmesë dhe kontribut në identifikimin e personave të organizatës, roleve të tyre individuale dhe në mënyrën  e funksionimit të organizatës kriminale, gjë që mundësoi të identifikohen dhe konstatohej plotësisht përbërja dhe veprimtaria e saj.

Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit është duke kryer detyrat e saj në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si kreu i organizatës të shkatërruar këtë të shtunë është 41-vjeçari, Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi. Sipas policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda.

Emrat e të arrestuarve shqiptarë nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokaine janë Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. /a.y/noa.al

U arrestua sot “koka” e grupit kriminal në Greqi, zbulohet kënga me foto nga qelia

Trafikuan mbi 1 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, kush është organizatori dhe shqiptarët e arrestuar