Transmetuar më 26-01-2020, 09:51

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të shtunës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Nuovo Salario, në periferi të Romës në Itali. Në fotot që ju sjell noa.al shihni pamje nga vendngjarja.

Viktima është një shqiptar me moshë 45-vjeçare, Gentian Kasa, i cili u qëllua me armë në fytyrë, teksa sapo kishte dalë nga shtëpia e tij.

Krismat i dëgjoi shoqja e tij, e cila doli jashtë dhe pa e tmerruar, të shokun të përgjakur.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se vrasja e shqiptarit lidhet me çështje familjare, duke renditur si pistë dhe dyshimin se ka të bëjë me larje hesapesh, lidhur me aktivitet të shpërndarjes së drogës.

Viktima ishte në liri me kusht dhe po dilte nga shtëpia ku sapo ishte ndarë me bashkëjetuesen e tij, për t’u kthyer në burgun e Rebibbia, ku dhe vuante dënimin në gjysmëliri.

Të gjitha dyshimet flasin për një atentat të mirë studiuar, ndërkohë që policia e Romës tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al