Transmetuar më 26-01-2020, 09:42

Nuk është një prej atyre femrave që i pëlqen që të rrijë në vend. Meghan Markle duket se është ndjerë e trysnuar që ka qëndruar larg politikës, pas martesës së saj me princin Harry.

Për këtë arsye, ka vendosur që të marrë në dorë jetën e saj dhe të marrë pjesë aktivisht në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë.

Siç raporton ‘Daily Mail’, duke cituar burime pranë saj, duket se pas largimit nga familja mbretërore ku bashkë me të shoqin hoqën dorë nga detyrimet dhe përfitimet, e ka ndarë mendjen.

Para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore angleze, ajo sulmoi Donald Trump duke e quajtur të vogël, madje refuzoi që ta takonte në muajin maj, gjatë vizitës së tij në pallatin mbretëror Buckingham Palace, duke e justifikuar këtë vendim me faktin se duhet të kujdesej për djalin Archie.

Markle ndër të tjera është mike e ngushtë e Jessica Mulroney, nusen e djalit të Kryeministrit kanadez Brian Mulroney, si dhe është shumë e afërt edhe me Barack dhe Michelle Obama.  Nëse Meghan do të futet në politikë, ajo që është e sigurtë është se do të jetë kundër Donald Trump. /a.y/noa.al