Transmetuar më 26-01-2020, 08:25

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i cili po njeh vetëm sukses me hitet e tij, ka qenë shumë i komentuar së fundmi edhe për jetën e tij private.

Ndarja e Stresit nga Keisi vazhdon të jetë në fokusin e mediave dhe mesazhet e koduara mes tyre kanë nisur aludimet se ata janë bashkuar.

Vetë Stresi në një intervistë pak kohë më parë tha se me Keisin është në pauzë dhe një ditë mund t’i rishihnim sërish bashkë.

Burime pranë çiftit kanë thënë për ‘Panorama plus’ se Stresi po ribashkohet me Keisin falë këmbënguljes së nënës së tij, Shpresa Lushaj, e cila nuk e humbi durimin për të negociuar me ta, pasi Keisin ajo e do shumë dhe e sheh si nusen ideale.