Transmetuar më 26-01-2020, 08:00

Aktori i humorit Ermal Mamaqi, ka treguar se si u ribashkua grupi ‘ShBLSH’.

Këtë të shtunë i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ai është pyetur edhe për rikthimin. Gjithashtu ai shprehet edhe shumë i lumtur për pajtimin e Julit dhe Gentit .

I pyetur pse u rikthye grupi, ai tha se, “Tani është një gjë shumë e mirë që Juli me Genti flasin përsëri me njëri-tjetrin. Ishte një surprizë shumë e bukur për natën e Vitit të Ri dhe që ne të tre dolëm së bashku në skenë, ishte një ftesë nga djemtë dhe padyshim që e pranova me shumë kënaqësi”.

I pyetur nëse ftesa erdhi nga djemtë apo Turjan Hyska, ai deklaroi se, “Po djalë është dhe Turi , ky bashkim do më kishte shërbyer më shumë nëse do ndodhte në filmin “I love Tropoja”,  pasi ja propozova djemve, por Genti nuk pranoi ngaqë nuk ishte momenti.