Transmetuar më 25-01-2020, 22:10

Një trajler ka dalë nga rruga pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.

Mësohet se automjeti i tonazhit të rëndë me targë AA552RS, drejtohej nga Gëzim Hyka, I cili fartmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Aksidenti ka bërë që në njërin kah të kësaj rruge të bllokohet qarkullimi i automjeteve, duke shkaktuar trafik.

Dyshimet paraprake janë se shkak për këtë aksident të jetë bërë stuhia dhe mjegulla në këtë zonë.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti si dhe për nxjerrjen e trajlerit./b.l/noa.al/