Transmetuar më 25-01-2020, 21:49

Aksident me pasojë dy persona të plagosur rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë.

Një automjet ka humbur kontrollin teksa po ecte me shpejtësi të lartë në vendin e quajtur Potam, duke goditur një motor ku udhëtonin dy personat, të cilët kanë mbetur dhe të plagosur.

Dy të plagosurit kanë marrë fraktura të rënda në trup dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit./b.l/noa.al/