Transmetuar më 25-01-2020, 21:16

Sandër Pemaj i arrestuar ditën e sotme si koka e grupit të kapur në Greqi me më shumë se 1 ton kokainë është një emër i njohur për drejtësinë.

Mbi të ka edhe një këngë në kanalin youtube që përshkruan aktivitetin e tij në burg dhe jashtë tij, ndërsa thotë se do të dalë sërish dhe se askush nuk e ndalon dot.

Drejtuesi i policisë greke bën me dije se shqiptari Sandër Pema, ishte personi përgjegjës për të gjitha detajet për trafikun e drogës, nga gjetja e jahtit, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit.

Pema është një emër me të shkuar kriminale, anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar. Referuar burimeve zyrtare, sasia e drogës është porositur nga një shtetas arab i cili jeton në Spanjë./b.l/noa.al/

Trafikuan mbi 1 ton kokainë nga Karaibet në Greqi, kush është organizatori dhe shqiptarët e arrestuar