Transmetuar më 25-01-2020, 20:12

Kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i ka dërguar një letër ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit Rexhep Taip Erdogan për tërmetin në lindje të vendit i cili deri tani ka shkaktuar 22 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur.

“Baba Mondi” i uron Erdoganit të grihet mbi këto fatkeqësi natyrore në udhëheqje të kombit turk të cilin ai e konsideron si vëlla të Shqipërisë.

“Bismilahi Rrahmani Rrahim! Prej mediave vizive dhe atyre të shkruara mësova me hidhërim të thellë për tërmetin e rënë në Elazig, i cili deri tani ka shkaktuar disa të  vrarë dhe qindra të plagosur. Sinqerisht kam shpresë që të ikurit nga kjo botë të prehen në xhenet, teksa i uroj shërim të shpejtë qindra të plagosurve.

Jemi me juve, me popullin vëlla turk në këto momente dhe miliona bektashinjtë e gjithë botës, i luten Zotit të lartë t’u lehtësojë vuajtjet. Përfitoj nga rasti t’ju uroj edhe juve i nderuar Recep Raip Erdogan, të ngriheni mbi këto fatkeqësi natyrore në udhëheqje të kombit tonë vëlla.

Zoti ju bekoftë! Amin!

Kryegjyshi Botëror Bektashian

Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj”,shkruan Kryegjyshi Botëror Bektashian./b.l/noa.al/