Transmetuar më 25-01-2020, 16:26

Shqipëria është vlerësuar si një vend me përdorimin më të lartë të kokainës, madje më i lartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Bazuar tek një hartë e publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krime (UNODC) si pjesë e Raportit Vjetor të Drogës 2017, Shqipëria ka prevalencën më të lartë vjetore të përdorimit të kokainës në nivel global.

Të dhënat që nga vitit 2014 tregojnë se kokaina përdoret deri në 2.5% në Shqipëri, e ndjekur nga SHBA me 2.3%, Mbretëria e Bashkuar me 2.25%, Spanja me 2.2%, Australia me 2.1%, Uruguai me 1.8% dhe Kili me 1.73%. Këto të dhëna mund të kenë ndryshuar vitet e fundit.

Ndërsa drejtori i një shoqate njerëzore, Genci Mucollari informoi se në Shqipëri janë rritur konsumatorët e heroinës.

"Në qendrën tonë, ne trajtojmë njerëzit, të cilët janë konsumatorë të heroinës dhe këtë vit kemi ndjerë një rritje, krahasuar me vitin e kaluar. Kanë qenë 850 klientë që janë trajtuar në qendrat tona dhe 120 në burgje, sepse ne gjithashtu trajtojmë përdoruesit që janë ndalur nga policia dhe shkojnë në burg ", tha ai, sipas ADN./noa.al