Transmetuar më 25-01-2020, 13:27

Pylli në malin e Koshnicës në Gramsh po digjet prej më shumë se 48 orësh.

Që prej ditës së djeshme, forcat zjarrfikëse kanë shkuar pranë vatrës për të shuar flakët, por era dhe bari i thatë kanë favorizuar përhapjen e tyre.

Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por është vënë nën kontroll edhe falë ndihmës së banorëve. Thuhet se deri tani janë djegur 5 hektarë me shkurre dhe pyje.

Zjarrfikësit e Gramshit vijojnë të kërkojnë ndihmë sepse e kanë të pamundur që të afrohen dhe të ndërhyjnë me autobote uji.

Ata vijojnë punën për të fikur zjarrin me mjete rrethanore./noa.al