Transmetuar më 25-01-2020, 11:45

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona që akuzohen për vjedhje në banesat e dëmtuara dhe të braktisura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet E. Ll., 30 vjeç, banues në  Durrës dhe  A. K., 47 vjeç,  banues në lagjen nr.13 Durrës, i dënuar me parë për vjedhje.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kryenin vjedhje në lagjet nr.13 dhe nr.17 në një kompleks banesash.

Ato janë braktisur nga banorët që prej tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit dhe dy të arrestuarit kanë përifutar për të vjedhur orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Policia po bashkëpunon me Prokurorinë për të përfunduar hetimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./noa.al