Transmetuar më 25-01-2020, 11:35

Një operacion i madh policie në Greqi sekuestroi rreth 1.3 ton kokainë në zonën e Astakos.

Sipas raporteve të para, droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi, të marrë me qira pranë qytetit të Agrinjos.

Deri tani janë arrestuar gjashtë persona, tre prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se autoritetet dyshojnë që kokaina kishte mbërritur nga Shqipëria.

Operacioni u realizua nga policia greke, e koordinuar me DEA-n amerikane.

Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë./a.m/noa.al/