Transmetuar më 25-01-2020, 11:25

Numri i vdekjeve nga koronavirusi vdekjeprurës ka arritur në 41 në ditën e Vitit të Ri kinez.

Të shtunën u konfirmuan 15 viktima të tjera në provincën Hubei, nga ku doli virusi.

Zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të kontrollojnë virusin për të parandaluar përhapjen ndërsa miliona njerëz udhëtojnë për vitin e ri kinez, një nga ngjarjet më të rëndësishme. Shumë festa janë anuluar me qëllim që të mos rritet numri i personave të prekur dhe viktimave.

Tani ka më shumë se 1.200 raste të konfirmuara në Kinë.

Virusi është përhapur edhe në Evropë, me tre raste të konfirmuara në Francë. Mbretëria e Bashkuar po heton një numër të rasteve të dyshuara, dhe zyrtarët që përpiqen të testojnë rreth 2,000 njerëz që kanë fluturuar kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar nga provinca Hubei.

Australia ka konfirmuar gjithashtu disa raste në Melburn dhe Sidnej, duke u bashkuar me një pjesë të vogël të vendeve që trajtojnë pacientët.

Deri tani nuk janë raportuar të prekur në Shqipëri, por vijojnë kontrollin në aeroportin e Rinasit për persona që udhëtojnë nga Kina./a.m/noa.al