Transmetuar më 25-01-2020, 11:13

Mbrëmjen e së hënës, Vilson Tafçiu gjeti vdekjen në zonën e "Astirit" pas një konflikti me mikun e tij Noel Dishi, i dyshuar për vrasjen.

Ky i fundit ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë, ku ka treguar edhe të kaluarën.

Para dy vitesh e gjysmë, Noel Dishi u mor peng nga tre persona në Durrës dhe u lëshua pas disa orësh në Vlorë.

Siç raporton Shqiptarja, pas dëshmisë në gjykatë, Dishi tha se u mor peng për të kërcënuar Vilsonin pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge.

Më pas tregoi se si ndodhi ngjarja tragjike dhe i mori jetën Vilsonit me një plumb të vetëm.

"Debatuam me Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe më shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar", deklaroi Dishi./noa.al

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut

Vrau shokun pasi e nxori nga lokali, si u zbulua i riu me tre emra

Vrasja e të riut në Astir, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar (EMRI)