Transmetuar më 25-01-2020, 10:56

Dy persona u arrestuan nga policia e Durrësit pasi dyshohen për vjedhjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Autoritetet ndaluan shtetasit me iniciale E. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës dhe A. K., 47 vjeç,  banues në lagjen nr 13 Durres, i dënuar me parë për vjedhje.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në kuadër të operacionit pasi nga veprimet e kryera rezultoi se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të  pa banuara  pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Policia po vijon punën për evidentimin e rasteve të tjera ku kanë marrë pjesë dy të arrestuarit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim./b.l/noa.al/