Transmetuar më 25-01-2020, 10:50

Një 70-vjeçar nga Lazarati, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për drogë, ka rënë sot në pranga.

Mësohet se gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia e Gjirokastrës mëngjesin e sotëm, u bë e mundur arrestimi i të moshuarit Sali Gjolleshi.

Ky i fundit ishte dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Prodhim e shitje të lëndeve narkotike".

Sali Gjolleshi ishte pjesë e grupi prej 38 personave në Lazarat të cilët u identifikuarn  gjatë superaksionit anti-kanabis në këtë zonë në qershor 2014./b.l/noa.al/