Transmetuar më 25-01-2020, 10:25

Kryetari i Kuvendit Ruçi,ka bërë një mesazh ngushëllimi për popullin turk dhe Presidentin Erdogan, pas tërmetit tragjik që la pas shumë viktima.

"Ngushëllojmë dhe ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe familjet e viktimave. Mbështetje, kurajo e shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështetje e solidaritet Presidentit Erdogan. Goditjet e natyrës përballohen bashkarisht", tha Ruçi.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter ka goditur Turqinë lindore mbrëmjen e të premtes. Deri më tani sipas Ministrit të Brendshëm të Turqisë, janë shënuar të paktën 21 viktima, ndërkaq që mbi 100 banesa janë të rrënuara duke lënë pas mijëra të plagosur.

Epiqendra e këtij tërmeti të fortë ka qenë pranë zonës së quajtur Elazig, ku u shënuan edhe më shumë viktima dhe dëmet e mëdha materiale. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 6.7 km, ndërsa lëkundja është shënuar në orën 17:55./b.l/noa.al/

Tërmeti/ Meta: I tronditur nga viktimat, unë dhe populli shqiptar jemi në krah të Turqisë mike

Basha mesazh pas tërmetit në Turqi: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave

Bilanci tragjik/ Shkon në 21 numri i viktimave, ja çfarë ka mbetur pas tërmetit shkatërrimtar